Legjendarja Larisa Latinina duhet të jetë krenare për të. Veterania ruse, sot 86 vjeç, mbetet rekordmenja femërore e medaljeve në Lojrat Olimpike (Majkëll Felps është për meshujt, dhe rekordmeni absolut), por kur e ka ndjekur në televizor atë që ka bërë gjimnastja amerikane, Sajmëna Bajls (Simone Biles), padyshim që është mrekulluar. Vajza 24-vjeçare kreu gjatë stërvitjes një ushtrim që asnjë femër nuk e ka bërë kurrë më parë, dhe që është arritur të bëhej vetëm nga meshkujt, madje vetëm pak prej tyre. Bajls bëri kërcimin nga kaluçi, dhe kur doli prej tij, ndëra vendosi duart si shtysë, kreu dy rrotullime (salto) në ajër. Veprimi quhet “kërcimi i Jurçenkos” sipas gjimnastes ruse Natalia Jurçenko që e ka provuar e para në vitet 80-të, por vetëm me një rrotullim. Bajls pati një dalje të përsosur nga kërcimi, duke bërë vetëm një hap të vogël prapa ndërsa nderoi gjatë përfundimit. Trajneri i saj, deklaroi se nuk e dinte nëse do ta lejonte që ta bëntë këtë veprim gjatë garës, pasi është tepër i rrezikshëm dhe mund t’i rrezikonte medaljen e artë. Bajls është 4 herë medaliste e artë olimpike. Larisa Latinina, ndërkaq, ka qenë gjithashtu gjimnaste në vitet 1950-1960, duke fituar 18 medalje olimpike për BRSS-në, ndërsa 9 medaljet e saj të arta janë ende rekord olimpik.
Sfidanti.al