Dortmundi vazhdon si “klloçka” që mbledh “zogjtë” e talentuar!

Mosha mesatare e ekipit është 24.8 vjeç, por kjo nuk tregon gjithë historinë. Borusia gjermane është një klub i specializuar për të “thithur” talentin në Gjermani, Europë e në të gjithë botën, dhe në këtë qëllim është edhe afrimi i lojtarit të kombëtares së Holandës, Doniel Malen. Sulmuesi 22-vjeçar erdhi nga PSV Ahndhoveni për rreth 30 milionë euro, një shifër aspak e vogël për një klub si Dortmundi dhe për kohën që po jetojmë. Gjithsesi, drejtuesit Vacke e Cork mendojnë se në të ardhmen, Malen mund të arrijë në 50-60 milionë euro, pra Dortmundi do të ketë fitim. Në ekip ndodhen shumë të rinj si Jusufa Mukoko (16 vjeç), Reinier (19), Rejna (18), Belingham (18), Kamara (16), Bauza (21), Kulibali (17), Unbehaum (20), Zagadu (22), Paslak (23), Rashl (21), Tiges (22) dhe Haland (21 vjeç), ndërsa Xhejdën Sanço u transferua tek Mançester Junajtidi për më shumë se 85 milionë euro.

Sfidanti.al