Mbape rrëfehet tek Poçetino, CR7 e Ikardi vihen në lëvizje!

Tërmeti duket se do të fillojë shpejt, ndonëse varet se çfarë do të bëjë presidenti i Paris SG. Kilian Mbape i ka bërë të qartë trajnerit Maurisio Poçetino se nuk ka ndërmend të rinovojë kontratën, ndërsa nga lëvizja e tij pritet të ndikohet fati i dy sulmuesve, i të shkëlqyerit Kristiano Ronaldo, dhe i Mauro Ikardit. Nëse Al Helaifi gjykon se është më mirë që Mbape të largohet këtë verë, kundrejt një shifre-rekord transferimi, ndoshta 150 apo 180 milionë euro, atëherë Ronaldo do të kalonte nga Juventusi në Paris, dhe Ikardi do të bënte rrugën e kundërt. Gjithsesi, ekziston mundësia që Al Helaifi të vendosë ta mbajë Mbapenë edhe vitin e fundit të kontratës dhe ta humbasë pa përfitim. Në këtë rast, Ikardi me shumë gjasë do të mbetej tek PSG-ja, dhe CR7 do të shprehte sërish dashurinë për Juventusin.

Sfidanti.al