Është një trajner fitues, dhe një njeri që ne e quajmë “shpuzë”. Zhoze Murinjo është i tillë, edhe pse kohët e fundit nuk i ka pasur sukseset e dikurshme, ndërsa tek Roma shpreson të kthehet tek lavdia që kishte më herët. Gazetarët italianë u habitën kur e panë trajnerin portugez duke vënë këmbën në kompleksin sportiv të klubit në orën 7 të mëngjesit, ndërsa ai iu përgjigj lirshëm se “këtu kam ardhur që të punoj”. Diçka që e bënte dikur Sër Aleks Fergusoni tek Mançester Junajtidi dhe Kristiano Ronaldo e ka bërë shpesh në ekipet e tij. Murinjo është mjeshtër i marrëdhënieve me publikun, dhe kur u pyet në konferencën e fundit për shtyp se cila këngë (apo muzikë) i pëlqen më shumë, u përgjigj: “Himni i Romës!”
Sfidanti.al