Nuk është i pari që kalon këtë “kalvar”. Alfredo Di Stefano u largua në formë proteste tek Espanjoli në 1964, edhe pse ishte dhe mbetet lojtari më i madh i Realit të Madridit. Edhe Raul Gonzalesi, rekordmeni i ri pas Di Stefanos i luajti në “emigracion” fillimisht tek Shalke e pastaj në Lindjen e Mesme.

