Nga Brazili thonë se mesfushori i “Selesaos” mund të ndërrojë ekip në verë. Sipas medias “UOL Esporte”, Reali po mendon për të rinovuar mesin e fushës dhe është gati të dëgjojë ofertat e duhura për Kasemiron. Nuk është e qartë se përse rinovimi i mesfushës madrilene duhet të fillojë nga braziliani, dhe jo nga Modriç apo Toni Kros që janë shumë më të mëdhenj në moshë sesa ai. Me gjasë, në “Bernabeu” kanë nevojë për 50 milionë eurot që kërkojnë nga kartoni i tij, ndërsa Juventusi dhe Paris SG janë klubet e interesuara. Madrilenët mund të mendojnë se me Kamavignën dhe Valverden i kanë numrat për mesfushën sezonin e ardhshëm.
Sfidanti.al