Karlo Ançeloti e thotë mirë se “është historia e klubit që na bën të besojmë edhe kur dukemi sikur kemi vdekur”. Mediat madrilene janë të mrekulluara që skuadra e tyre e zemrës, Reali i Madridit, ia doli sërish duke realizuar përmbysjen e tretë radhazi. Më saktë, të dytën pas asaj ndaj Paris SG, ndonëse edhe ajo që ndodhi ndaj Çelsit në “Bernabeu” ishte një reagim i mrekullueshëm që tregoi karakterin e skuadrës. Dhjetë minuta para fundit ishte në 0-3 dhe i eliminuar, por pastaj u kualifikua në shtesë. “Madridi i përket një tjetër bote, – brohoret e përditshmja “AS”, – Ançeloti u tregoi para ndeshjes lojtarëve videon e 8 përmbysjeve të mëparshme”. “Le të zbresë Zoti për të na e shpjeguar, – është titulli i “Markës”, – Madridi në finalen e Championsit me një tjetër mrekulli në “Bernabeu”.
Sfidanti.al