Nuk ka më bukur sesa të marrësh lojtarë në formë të tillë në këtë kohë. Nëse dikur, yje si Kristiano Ronaldo, Garet Bejl apo Hames Rodrigezm, merreshin për “qimet e kokës”, sot vijnë Antonio Rydiger dhe (besohet) Kilian Mbape me parametër zero. Klubi “mbretëror” i Realit të Madridit do të shpenzojë vetëm për rrogën e tyre, që padyshim do të jetë shumë e lartë. Rydiger, mbrojtësi i Gjermanisë, vjen nga Çelsi në përfundim të kontratës, dhe firmos deri në 2026 me rrogë bruto rreth 19 milionë euro në sezon (9.5 milionë neto). Siç është traditë në Spanjë, klauzola e transferimit e tij do të jetë 400 milionë euro. “Një blerje me kokë (tru)”, – titullon “Marka”. Kilian Mbape do të ketë rrogë shumë më të madhe, ndërsa formacioni madrilen pas këtyre blerjeve do të jetë vërtet “galaktik”:
Formacioni i mundshëm
Kurtua, Karvahal, Alaba, Militao, Rydiger, Modriç (Valverde), Kasemiro (Kamavinga), Kros, Vinisius, Benzema, Mbape.
Sfidanti.al