Përsa i përket anës teknike të futbollit, Jurgen Klopi do të bënte çmendurira për t’i mbajtur në ekip. Trajneri i Liverpulit e di mirë se çdo të thotë të kesh Mohamed Salahun dhe Sadio Manenë, po ashtu edhe Roberto Firminon. Gjithsesi, drejtuesit e klubit kanë mënyrën e tyre të të bërit biznes, dhe ia kanë bërë të qartë gjermanit se asgjë nuk do të bëhet nëse shkatërron strukturën e rrogave të skuadrës. Salah dhe Mane kërkojnë një rritje të madhe në krahasim me atë që fitojnë me kontratat që u përfundojnë në 2023. Duket e vështirë që pronari amerikan, Henri, të pranojë, ndërsa mediat britanike shkruajnë se edhe për Firminon vështirë të ketë akord, ndërsa edhe brazilianit i përfundon kontrata në 2023. Me gjasë, Klopit do t’i duhet të ndërtojë sulmin nga e para edhe pse ka lojtarë shumë të mirë të tjerë si Luis Diaz apo Diogo Zhota. Le ta mësojë Pep Guardiola që flet shpesh lart e poshtë se Liverpuli ka fituar vetëm 1 titull në Angli në 30 vjet.
Sfidanti.al