Klopi: Një rezultat i madh dhe një paraqitje e madhe!

E ka zakon që e ruan qetësinë (thuajse) gjithmonë, dhe kënaqet me djersën e derdhur nga lojtarët e tij. Jurgen Klopi, trajneri i Liverpulit, e vlerësoi lart suksesin ndaj Aston Vilës që i lejoi të vazhdonte pretendimet për titull. “Një rezultat i madh dhe një paraqitje e madhe, – tha ai, – pas kaq ndeshjesh që kemi luajtur dhe pas fillimit aspak të mirë, na u desh kohë që të përshtateshim, por u përgjigjëm fort. Nuk mund të bëjmë më shumë sesa të fitojmë ndeshjet. Djemtë ishin të jashtëzakonshëm. Tashmë duhet të mendojmë për finalen e Kupës dhe për asgjë tjetër. Duhet të jemi gati”. Klopi uroi që Fabinjo të mos ketë ndonjë dëmtim të rëndë, dhe theksoi se nëse do të ishte diçka me pasoja, do të ishte goditje e fortë për ekipin.

Sfidanti.al