Është një ditë e rëndësishme kjo e mërkurë për futbollin italian, pasi luhet një finale kupe. Për Interin dhe për trajnerin e tij, Simone Inzagi, është edhe një ditë e vështirë, pasi në rast humbjeje mundet që të shkatërrohet ëndrra për t’i fituar të dyja trofetë. Deri para ndeshjes ndaj Bolonjës, zikaltërit ishin favoritë në gjithçka, në Serinë A dhe në Kupë, ndërsa tani … Milani është thuajse kampion pas rrëshqitjes së kampionëve në fuqi, ndërsa presioni përpara finales së Kupës logjikisht është rritur. Inzagi nuk dëshiron të bëjë komente për këtë ëndërr, por vetëm që të flasë për ndeshjen. “Sezoni ynë ka qenë i madh, – thotë ai, – nuk e mendoja të tillë. Për fat të keq bëmë disa gabime në kampionat, ndërsa në kupë arritëm në finale, dhe në Champions na eliminoi Liverpuli pas dy ndeshjeve të mëdha. Duhet të japim 120 për qind që të fitojmë këtë finale ndaj Juventusit”.
Sfidanti.al