Me përballje të tilla i ka punët mirë dhe duket se ka aftësi të veçanta. Simone Inzagi mund të mos jetë një nga trajnerët më fitues në Itali, por finalet kombëtare i ka specialitet të vetin. Siç kujtojnë mediat italiane, tekniku i Interit do të jetë në stol në ndeshjen e sotme ndaj Juventusit me moralin e lartë se e kaluara “i buzëqesh”. Ai ka qenë trajner në 4 finale dhe i ka fituar që të treja. Sukseset janë 3 me Lacion (një Kupë e Italisë dhe dy Superkupa) si dhe një Superkupë me Interin. Jo vetëm kaq, por dy nga këto fitore i ka pikërisht me Juven. A thua ia del edhe sonte?!
Sfidanti.al