Përse prishet Levandovski me Bajernin? 5 milionë euro shpërblime i do si rrogë!

Natyrisht nuk është e vetmja pikë ndarjeje, por është njëra nga kryesoret. Sipas mediave në Bavari, bisedimet mes klubit në “Zebener Shtrase” dhe agjentit të Robert Levandovskit, Pini Zahavi, kanë ngecur edhe për këtë. Sulmuesi polak fiton 15 milionë euro neto në sezon (duke hequr 15 milionë euro që janë taksa), plus 5 milionë euro në formë shpërblimesh. Lojtari më i mirë i botës i FIFA-s për 2021-in kërkon që këto 5 milionë të përfshihen në rrogë, por Bajerni nuk është gati të pranojë për shkak të gjendjes së vështirë financiare. Ky është një shkak që e ka zemëruar polakun, që ndjen se nuk ka vlerësimin e duhur në Mynih dhe dëshiron të shkojë tek Barcelonë. Nga ana tjetër, bavarezët i japin kontratë 1+1 lidhur me sezonet, ndërsa Levandovski dëshiron 3 vjet.

Sfidanti.al