Arauho thuajse prishi festën e Barçës, dhe mezi e ngjitën në ambulancë

Për fat të mirë nuk ndodhi asgjë e keqe, ndonëse urgjenca dhe shqetësimi ishin të mëdha. Robert Arauho, njëri nga lojtarët më të mirë të Barcelonës pësoi një dëmtim të rëndë në ndeshje e sipër ndaj Seltës në “Kamp Nou”, pas një përplasjeje të fortë kokë më kokë me shokun e tij të ekipit, Gavin. Qendërmbrojtësi uruguajan u rrëzua përtokë duke humbur ndjenjat e duke shkaktuar alarm të madh. Pas ndërhyrjes së stafit mjekësor, u vendos në barrelë dhe u përpoqën ta ngjisnin në autombulancë, por patën vështirësi dhe kjo e shtoi frikën. Gjithsesi, më në fund u dërgua në spital për të bërë vizitat mjekësore të rastit. Sipas mjekëve ishte fjala për një tronditje të fortë për shkak të përplasjes, dhe shpresa është që të kalojë shpejt.

Sfidanti.al