Kristensen-Azpilikueta-Markos Alonso, mbrojtja e Barçës “ngjyhet” me Blu!

Nuk është kot proverbi në Suedi që “fatkeqësia e dikujt është e mira e tjetrit”. Edhe në futboll po kuptohet kjo gjë sepse Barcelona shpreson të marrë 3 lojtarë të Çelsit, që ndodhet në një udhëkryq që po duket si një greminë. Katalanasit kanë rënë dakord me Andreas Kristensenin (26 vjeç) për një kontratë deri në vitin 2027. Lajmet janë që edhe kapiteni i Bluve të Londrës, Sesar Azpilikueta, pritet të kalojë në “Kamp Nou” dhe po kështu edhe Markos Alonso. Kjo do të thotë 3 mbrojtës të Çelsit tek Barcelona, pra reparti i prapavijës së “blaugranëve” do të ngjyhet në blu, nëse arrihen këto transferime.

Sfidanti.al