Në Gjermani të sigurojnë se legjenda polake nuk do të largohet nga Bajerni, dhe në këtë “kor” është përfshirë ish-presidenti Uli Hënes, por gjithsesi mediat flasin e shkruajnë se Robert Levandovski ka si dëshirë kryesore të shkojë në La Liga. Raportimet janë se ai pëlqen të veshë fanelën e Barcelonës, ndonëse është treguar i kujdesshëm. Përpara sesa të vendosë se çfarë do të bëjë, sulmuesi 33-vjeçar i ka dërguar fjalë katalanasve që të jenë të qartë. “Më thoni nëse i keni paratë për të marrë”, mësohet të ketë kërkuar ai. Bajerni nuk dëshiron që Levandovski të largohet, ndërsa do të kërkonte nga 40 deri në 60 milionë euro për kartonin e tij, plus që vetë futbollisti do të duhej të merrte një rrogë të rëndësishme në “Kamp Nou”. Përderisa asgjë nuk është e qartë, polaku nuk i ka prerë “urët” me bavarezët.
Sfidanti.al