Barcelona luan 4 ndeshje për 100 milionë euro sezonin tjetër!

Objektivi normal është vendi i katërt, që përkthehet kualifikim në Champions dhe pritet që të realizohet. Barcelonës i duhet të bëjë maksimumin për t’ia dalë sepse vetëm pjesëmarrja në Champions të jep 16 milionë euro kur je në fazën e grupeve, dhe 42 milionë euro nëse arrin në çerekfinale, diçka që duhet të jetë diçka normale për katalanasit. Nëse fitohet Championsi, të ardhurat arrijnë në rreth 75 milionë euro. Gjithsesi, duhet siguruar pjesëmarrja në Superkupën e Spanjës sezonin e ardhshëm që arrihet vetëm nëse del i dyti në La Ligë. Për momentin, “blaugranët” e Ksavit janë në atë pozicion, por duhet ta ruajnë deri në fund, diçka që nuk pritet të jetë tepër e lehtë, në konkurrim me Seviljen apo Atletikon e Madridit. Superkupa e Spanjës të jep 8 milionë euro, ndërsa bashkë me të ardhurat televizive mund të arrihet në 100 milionë euro, gjithnjë nëse shkohet në Champions, kalohen çerekfinalet dhe synohet fitimi i trofeut.

Sfidanti.al