Atletiko e pret shkurt: S’ka pritje nderi për Realin!

Klubi bardhekuq i Madridit e bën shumë të qartë dhe flet zyrtarisht. Është vetë presidenti Gil Marin (Hil Marin, siç e thonë spanjollët) që shprehet se nuk ka për të pasur pritje nderi për Realin në “Uanda Metropolitano” në derbin e kampionatit, pasi skuadra e Karlo Ançelotit u shpall kampione. “Ka disa që duan ta kthejnë në detyrim një gjest që lindi spontanisht për të vlerësuar ekipin kampion, – tha ai, – duan që t’i detyrojnë rivalët që ta bëjnë patjetër, madje duke pasur edhe një nuancë poshtërimi. Nuk ka asnjë kuptim që Atletiko të bashkëpunojë në këtë synim që bën të harrohen vlerat e vërteta të sportit dhe që nxisin përplasjen mes tifozëve. Ne e kemi provuar vetë sepse kemi fituar disa tituj këta vjet, përfshi edhe dy La Liga, por nuk është bërë një respekt i tillë dhe as nuk ka pasur ndonjë polemikë siç po përjetohet këto javë”.

Sfidanti.al