Detyrën e parë e realizuan dhe nuk ishte aspak e lehtë. Futbollistët e Realit duhej të jenë krenarë për fitoren e La Ligës, ashtu siç duhet të ndihet edhe trajneri i tyre, Karlo Ançeloti, ndërsa afron prova e “zjarrit” e së mërkurës në Champions. Madridi do të ketë përballë Mançester Sitin në “Santiago Bernabeu”, dhe do të synojë të arrijë finalen duke përmbysur humbjen 3-4 në Angli. Ançeloti e tregoi veten se është shumë i qetë, i mëruar me sfida të tilla si fitues 5 herë i Championsit si lojtar e trajner. Jo më kot, ai pozoi me puro në gojë, në prani të disa futbollistëve të tij. Në Spanjë dhe në Italinë e Jugut, ai do të quhej “Don Karlo”.
Sfidanti.al