Lufta e parë e boksit të femrave në “MSG” hyri në histori

Ishte një betejë e vërtetë mes dy kampioneve të shquara. Në fund ia doli irlandezja Keti Tejlër (Katie Taylor) përballë Amanda Serranos në Arenën e shquar në “Medison Skuer Garden” (Madison Square Garden – MSG). Kjo ishte ndeshja e parë e boksit të femrave në këtë Arenë, dhe të gjitha biletat ishin shitur. Tejlër e pati shumë të vështirë përballë Serranos, 9 herë kampione e botës në 7 divizione të ndryshme të peshës, sidomos në raundet e mesme të sfidës për brezin e artë. Në fund, arriti fitore me pikë në provën më të vështirë të karrierës, në të cilën ka 21 fitore. Serrano, nga Kosta Rika, është 33 vjeç dhe ka 42 fitore, 1 barazim e 2 humbje në karrierën e saj. Për herë të fundit ajo ishte mundur 10 vjet më parë! Dueli ishte për peshat e lehta në federatat WBA, WBC, IBF, WBO dhe “Ring” (The Ring).

Sfidanti.al