Mrekullia e 3 javëve! 5 ndeshjet tona, do hipin në 5 furgona!

Tri javët e fundit do të kemi shenjën e horoskopit “Virgjëresha” në Superligë, pasi të gjitha ndeshjet do të luhen në të njëjtën ditë dhe në të njëjtin orar! Më në fund, haleluja edhe në xhunglën tonë. Pasi kemi bërë shumë rofeshata dhe spërkata me kalendarin e ndeshjeve, pasi janë bërë qoka hokatare më shumicë gjatë sezonit, në tri javët e fundit do të bëjmë “transplantin” e mëlçisë. Ajo që kishim po na çonte drejt “varrit”, kjo tjetra që do të vemë në 3 javët e fundit, është marrë borxh nga bota…

Një fjalë goje është të gjitha ndeshjet në një ditë, të gjitha ndeshjet në një orar, sepse mirë që kemi humbur shijen e ndeshjeve me “shumicë”, por nuk na mjaftokan as furgonët e VAR-it , furgonët që bëjnë “ç‘doganimin e ndeshjeve”. Kemi vetëm 3 furgonë “varistësh” për 5 ndeshje, dhe na duhen edhe dy furgonë për të patur “roje vreshti” në çdo ndeshje. Thonë se do të na ndihmojë “vëllai i vogël”, Kosova, me të cilin paskemi qënë “ortakë” qyshse u blenë furgonët.

Sikur të gjenim një biletë stadiumi për tri ndeshjet e fundit, do të ishim fatlum, pasi më në fund, të 5 ndeshjet tona, do të kenë hipin në … 5 furgona!

Sfidanti.al