Fitorja 2-1 ndaj Betisit në Sevilje ia siguroi katalanasve kualifikimin për në Champions. Barcelona mban vendin e dytë në La Ligë me 69 pikë ndaj 58 të Betisit që është në vend të 5-të, dhe që ka vetëm 3 ndeshje për të luajtur deri në fund. Diferenca prej 11 pikësh është më e madhe sesa 9 pikët e mbetura në lojë, ndaj “blaugranët” do të jenë në Ligën e Kampionëve edicionin e ardhshëm. Për këtë arsye, faqja zyrtare e klubit në Tuiter bëri shaka duke shkruar “peshkimi më I suksesshëm”, ndërsa në një fotomontazh jepej Ansu Fati në rolin e peshkatarit, me kallamin e peshkimit dhe me një top me ngjyrat blaugrana të peshkuar, ndërsa varka ka emrin “Peshkatari I peshkut të artë”. Barcelona është edhe pranë arritjes së qëllimit tjetër, të sigurimit të vendit të dytë që do t’i jepte mundësi të luante në Superkupën e Spanjës sezonin e ardhshëm, gjë që do t’i siguronte 8 milionë euro të tjera.
Sfidanti.al