Është kthyer “dhelpra e vjetër”. Largimi i Niko Kovaçit nga Bajerni ka ndihmuar më shumë se këdo tjetër Tomas Mylerin, dhe lojtari ofensiv po “lulëzon” nën drejtimin e Hansi Flikut. Statistikat nuk e ndihmojnë 100 për qind, pasi ai nuk ka shënuar gol për 1 326 minuta, por kontributi i tij për skuadrën është kolosal.

