Bajerni nuk verbohet nga emrat e mëdhenj, Hansi Flik është njeriu!

E tillë është shprehja gjermane, që do të thotë “ky është i duhuri”. Për Karl-Hajnc Rumenigen “i pikuari nga qielli” është Hansi Flik, njeriu që e nisi sezonin si ndihmëstrajner, që ka kontratë në këtë pozicion deri në verë 2021, por që u konfirmua si trajner i parë deri në fund të edicionit. Një mbledhje e nivelit të lartë, me “triumviratin” Rumenige, Salihamixhiç e Flik, u mbajt këto ditë dhe u vendos “linja zyrtare”.

“Jemi shumë të kënaqur me rezultatet, por edhe me lojën e skuadrës me Hansi Flikun, – tha Rumenige, – ai do të jetë trajner i yni, të paktën deri në fund të sezonit. Jam i bindur se Bajerni do të vazhdojë edhe vitin tjetër, me nivelin e ndeshjeve të fundit. i uroj Hansit gjithë suksesin e kësaj bote me Bajernin”. “Hansi meriton besimin tonë”, – u shpreh Salihamixhiç. Bajerni nuk është shumë larg kreut të tabelës, ndërsa ka shkëlqyer në Champions. Nuk dihet sesa mund të ndikojë mungesa e përvojës për Flikun, por bavarezët duket se besojnë tek dialektika, pra që ai do të bëhet më i mirë me kalimin e kohës.

Sfidanti.al