Shefi ekzekutiv deklaroi pak ditë më parë se shpejt klubi bavarez do të mbështetet më shumë tek talentet e Akademisë. Së pari, nga “margaritarët” e rinj shkëlqeu Xhoshua Zirkze, autor i dy golave në Bundesligë në moshën 18-vjeçare, ndërsa pranë tij është edhe 18-vjeçari tjetër, sulmuesi me origjinë shqiptare Leon Dajaku. Ja ku po formohet “treshja e mosketierëve” pasi Bajerni është gati të thërrasë nga huazimi mesfushorin Adrian Fajn. Futbollisti 20-vjeçar luan për momentin tek Hamburgu dhe po paraqitet shumë mirë, duke i bërë drejtuesit në “Zebener Shtrase” që t’i zgjasin kontratën nga viti 2021 në 2023. Fajn është një “prodhim” “Made in Bayern” sepse është bashkuar me klubin në moshën 8-vjeçare, në vitin 2007. Për 10 vjet me radhë, ai veshi fanelën bavareze në grupmosha të ndryshme, ndërsa më pas u huazua tek Regensburgu dhe Hamburgu. Tani, ai është pranë thirrjes “ushtar” në ekipin e të rriturve të Hansi Flikut.
Sfidanti.al