Kinë, ‘mbyllet saracineska’? Ndryshojnë rregullat e merkatos, jo më shpenzime të cmendura

Rregullat e merkatos së transferimeve në futbollin kinez do të ndryshojnë në 2020.  Pikat ku ndryshimet do të jenë më të mëdha do të jenë kufiri I pagës dhe numri I futbollistëve tëe huaja të shoqëruara më renie drastike të shpenzimeve për të sjellë yjet e futbollit nga Evropa dhe jo vetëm; lojtarët e huaj që do të vijnë në kampionatin kinez do të marrin në maksimum, 3 milionë Euro.

Dhe e gjithë kjo ndodh pavarësish se u vendos rritja e numrit të të huajve në skuadër nga 4 në 5, nga të cilët, 4 mund të hidhen njëkohësisht në fushën e lojës. Një reduktim I ndjeshëm ky I nivelit të pagave kur mendon shifrat stratosferike që janë ofruar deri tani nga klubet kineze për lojtarë që kanë luajtur në kompeticione në Evrope.

Kjo do të thotë se  klubet kineze do të kthehen të bëjnë kërkime në kampionate më të vegjël si në të kaluarën duke e hequr për pak kohë vëmendjen nga yjet e Evropës, ose mund të studiojnë sic ndodh shpesh në futboll, mënyrën për të gjetur mundësinë për të dribluar këtë rregull. Në ligjet e reja të merkatos së transferimeve në fakt nuk janë specifikuar kufizimet në pjesën e bonuseve që përfiton lojtari I huaj në momentin e lidhjes së kontratës,

Në këtë rast, klubi mund të ofrojë bonuse shumë të larta dhe që arrihen lehtë në bazë teë numrit të ndeshjeve, golave të shënuara, fitoreve etj; ose I ofron yllit të futbollit që do të sjellë një bonus të majmë që në momentin e firmës për të barazuar pagat e larta të viteve të fundit.

Sfidanti.al