De Rosi-Boka Xhuniors; aventura mund të mbyllet

Daniele De Rosi nuk është më I sigurt për qëndrimin e tij te Bola Xhuniors. Revolucioni I bërë te skuadra argjentinase që ndryshoi presidentin e saj dhe ardhja e Rikelmes në bordin drejtues me shumë mundësi do të ndryshojë të gjitha planet e klubit dhe prania e mesfushoit Italian që ishte e sigurt Anxhelicin dhe Burdison, tashmë nuk është më e tillë.

Dyshimet e presidentit Ameal dhe të Rikelmes kanë të bëjnë te gjitha me gjendjen fizike të futbollistit, kontrata e të cilit me Boka Xhunior skadon në muajin mars. Në 3 janar pritet të zhvillohet edhe takimi vendimtar mes drejtuesve të skuadrës dhe De Rosit pasi në atë datë italiani do të kthehet në Buenos Aires. Në këtë takim do të diskutohet për situaten që është mëse e komplikyuar për De Rosin pas ndryshimeve të bëra në bordin drejtues me personalitetet e reja që kanë premtuar për të revolucionuar skuadrën

‘Nuk e dimë se cfarë do të bëjë De Rosi, nëse do të qëndrojë, nëse do të vazhdojë të luajë. Është e nevojshme që të shohim shumë gjëra. Dikush tjetër e solli këtu dhe tani nuk e dimë nëse ai do të ndihet mirë edhe me ne. Gjithsesi do të rishohim kontratën e tij-tha presidenti Horge Ameal.

Sfidanti.al