Fitorja me përmbysje ndaj Brajtonit I dha mundësinë Totenhemit të riniset drejt ngjitjes se shkallëve të klasifikimit në Premier League me Hotspurs që tani e shohin veten vetëm 3 pikë prapa Celsit dhe zonës së Ligës së Kampioneve. Por kjo nuk e pengon Murinjon që të bëjë një paralajmërim për ata që krijojnë pritshmëri për skuadrën londineze.
Dhe për ta bërë këtë zgjodhi një krahasim që nuk është shumë komod. ‘Në Itali, pas Calciopolit kishte skuadra që e nisën kampionatin me 5 ose 6 pikë më pak, ai penalizim ndikoi në klasifikimin e tyre-tha Murinjo-unë te totenhemi e nisa me -12 dhe nuk është e lehtë që të rifitosh terrenin e humbur’.
Për momentin diferenca është reduktuar deri në -3 duke parë edhe vështirësitë e Celsit.
‘Mbetet gjithsesi një kuotë e madhe pikësh për t’u rikuperuar sepse në fazën tënde të këtij rikuperimi nuk mund të fitosh të gjitha ndeshjet dhe skuadrat para teje nuk I humbasin të gjitha-tha më pas Murinjo
Sfidanti.al