Si lojtar ka qenë tepër ambicioz, dhe ka fituar tituj. Jurgen Klinsman mbahet mend tek Gjermania (Perëndimore dhe e bashkuar) si kampion i botës dhe i Europës, tek Shtutgarti modest si shënues i madh, dhe tek Interi i Milanos apo Totenhemi. Si trajner, ndoshta nuk ka shkëlqyer aq shumë me Gjermaninë dhe SHBA-së, por tek Herta e Berlinit po e shfaq menjëherë aspetin e tij ambicioz. Trajneri i ri i kryeqytetasve dëshiron një përforcim të trefishtë mundësisht që në janar. Në “objektivin” e tij janë Granit Xhaka, Mario Gëce dhe Julian Draksler.
Shqiptari i Zvicrës nuk i ka pasur shumë mirë punët këto kohë tek Arsenali, edhe pse trajneri i ri Arteta e vlerëson. Gëce nuk ka shumë hapësira tek Dortmundi ku më shumë luajnë lojtarët e rinj, ndërsa Draksler po ashtu është tepër i kufizuar tek Paris SG, me lojtarët dhe skemat e patriotit të tij, Tomas Tuhel. Herta prej kohësh nuk ka qenë një skuadër e madhe, dhe Klinsi shpreson ta bëjë të tillë.
Sfidanti.al