Me 52 në shënjestër, ai është më i miri në botë për goditjet standarde. Lionel Mesi gjithsesi nuk është i kënaqur, edhe pse sezonin e kaluar pati 6 gola nga 41 gjuajtje, ndërsa këtë edicion është edhe më mirë. Kapiteni i Barcelonës ka 4 realizime nga 12 prova, pra ka shënuar një nga çdo tre goditje dënimi, dhe kjo ka një arsye që ka ndodhur. Argjentinasi ka vendosur të marrë leksione nga portierët që të përmirësojë gjuajtjen e tij.
Kjo, sepse ka dashur të kuptojë më mirë sjelljen dhe psikologjinë e portierëve gjatë goditjeve standarde. “I studiova më shumë goditjet e dënimit, – tha Mesi, – doja të shikoja nëse portierët lëviznin përpara gjuajtjes, nëse ai hedh ndonjë hap apo jo, ku e vendos murin”. Përtej këtij specialiteti, Mesi është krenar për shifrën totale të golave të tij në La Liga ku është rekordmen. Numri 10 ka 432 gola, ndërsa në 2014 kaloi ish-rekordmenin Telmo Zarra (251). “Është e veçantë të jesh shënuesi më i mirë i ligës, – u shpreh ai, – një nga rekordet më të bukur që unë kam”.
Sfidanti.al