U desh të priste 2 vjet, të gabonte 43 herë, por më në fund të shënonte. Kristiano Ronaldo realizoi golin e parë me goditje dënimi tek Juventusi, dhe të 55-in në karrierë në këtë mënyrë, duke thelluar sado pak epërsinë në garën e madhe me Lionel Mesin. Argjentinasi i Barcelonës ka 52 rrjeta të tilla.
