Ka qenë një nga simbolet e ekzekutimit të tyre dhe ka shënuar 44 gola në 12 sezonet e tij të parë si futbollist. Gjithsesi, Kristiano Ronaldo nuk është më në lartësinë e dikurshme në këtë specialitet, duke hyrë në krizë gjithnjë e më shumë që nga viti 2014. Në periudhën 2014-2020, ai ka shënuar vetëm 9 nga 174 tentativa duke qenë lojtari më i dobët nga të gjithë ata që kanë mundur të shënojnë të paktën 5, në këtë kohë.
Goli i fundit për të qenë me ence i Ronaldos ka qenë në dhjetor 2017, në finalen e Kupës së Botës për klubet, dhe që nga ajo kohë ka pasur edhe një gol me top të devijuar. Çfarë po ndodh me superyllin portugez? Një specialist si fizioterapisti e studiuesi mjeko-sportiv, Doktor Raxhpal Brar, thotë se tek Ronaldo kanë ndikuar dëmtimet e pjesës së poshtme të trupit, pra në pjesë të ndryshme të këmbëve, duke i ulur lëvizshmërinë, shpërthimin dhe momentin, ndonëse fuqinë fizike ai vazhdon ta ketë si më parë. Për më tepër, këto dëmtime mund të kenë ndikuar edhe psikologjikisht.
Sfidanti.al