“Rashica, Rashica, Rashica”. Ngado që të hedhësh sytë në mediat gjermane sheh vetëm lajme për transferimin e mundshëm të “Raketës së Kosovës”, për të cilin jepet e ardhmja tek Liverpuli ose tek Lajpcigu. Kudo që të jetë, duket se këto lajme të shumta kanë ndikuar në formën e sulmuesit të krahut, sepse statistikat tregojnë se Rashica nuk ishte i njëjti me pjesën e mëparshme të sezonit. Trajneri i Verderit, Frank Bauman, thotë se “zhurmat për Milotin kanë qenë gjithnjë dhe ai ka ditur vazhdimisht t’i përballojë, siç e ka treguar në fushë”. Gazeta “Bild” i vë në dyshim fjalët e trajnerit dhe thotë se këto zhurma sikur e kanë lënë “me ftohje” 23-vjeçarin. “Është koha që kjo të ndryshojë”, – shkruan “Bildi”, duke pasur parasysh se Bundesliga mund të fillojë në 9 maj.
Sfidanti.al