Në moshën 20-vjeçare “jeta po e thërret”, por ndodh që një thirrje e tillë të jetë prej “sirenash”. Xhejdën Sanço e di këtë dhe po mendohet nëse duhet të ikë kaq shpejt nga Dortmundi për në Premier Ligë, apo të qendrojë edhe 1 sezon tjetër në futbollin e besueshëm të Bundesligës. Nga Gjermania njoftohet se Borusia do t’i ofrojë anglezit të ri një kontratë tjetër me rritje të madhe rrogë, deri në 10.5-11 milionë euro në vit, për ta bërë lojtarin e dytë më të paguar në ekip. Një nder jo i vogël, pasi tek Dortmundi luajnë Rojsi, Halandi, Gëce apo Humelsi, dhe një rrogë e lartë për një 20-vjeçar. Sezoni i Sanços ka qenë i shkëlqyer, pasi sulmuesi i krahut ka shënuar 14 gola e ka shërbyer 16 asistë në vetëm 23 ndeshje të Bundesligës, dhe kjo është arsyeja se përse atë e kërkojnë aq shumë Mançester Junajtidi apo Çelsi.
Sfidanti.al