Dëshira ka qenë që ligat të luheshin deri në fund, qoftë edhe në vapën e verës.UEFA, madje, hodhi edhe idenë për të zhvillua plej of nëse ky ndihmon që sezoni të shkurtohej. Kjo do të thoshte se, për shembull, Liverpuli mund ta humbasë titullin nëse eleminohet në plej ofin anglez, edhe pse është 25 pikë përpara të tjerëve në renditjen e Premier Ligës.
Fillimisht, vetë drejtuesit e Premier Ligës lajmëruan që do t’i dilnin kundër idesë së UEFA-s për plej ofin. Më pas, vetë UEFA theksoi se mënyra më e mirë për të përcaktuar kampionin do të ishte sipas pikëve për ndeshje, pra sipas renditjes, ndërsa shtoi se u lë dorë të lirë vetë organizatorëve në vende të ndryshme për të vendosur si ta shikojnë të arsyeshme. Me gjasë, ose kampionati anglez do të luhet deri në fund, ose do të mbyllet kështu siç është dhe, në të dy rastet, Liverpuli do të shpallej kampion, duke i dhënë fund pritjes 30-vjeçare.
Sfidanti.al