Ramos përse poshtëron portierët me penalltitë “alla Panjenka”

Mbas largimit të Kristiano Ronaldos për te Juventusi, kapiteni Serhio Ramos mori mbi vete përgjegjësinë që të gjuajë penalltitë te Reali. Kapiteni i “mbretërorëve”, gjatë këtij sezoni, disa penallti i ka gjuajtur sipas stilit “Panjenka”, gjë që shumëkush e konsideron si ofendim ose poshtërim të kundërshtarit.
“Mbas largimit të Ronaldos, unë mora mbi vete përgjegjësinë që të gjuajë penalltitë. Unë jam shumë i kënaqur që më është dhënë mundësia që të gjuaj penallti tek ekipi im dhe stilin ‘Panjenka’ unë në asnjë mënyrë nuk e aplikoi që të nënvlerësoj ndonjë kundërshtar. Nëse kam ofenduar ndonjërin me këtë stil gjuajtjeje, unë i kërkoj falje”, vuri në dukje kapiteni i Realit të Madridit, Serhio Ramos, në një intervistë në median spanjolle.
Sfidanti.al