Një urdhër i prerë pezulloi me efekt të menjëhershëm çdo garë të mundshme në Britaninë e Madhe, e në Irlandë. Admiruesit e njërit prej sporteve të më vjetër të botës, kalërimit (hipizmit) do të duhet të presin ca, diçka që nuk e kishin përjetuar prej vitit 2001. Organizatorët iu përgjigjën një situate që e quajtën alarmante.
Në ishujt britanikë dhe në Irlandë po sillet rrotull një virus i rrezikshëm gripi, që qenka grip kuajsh, dhe konsiderohet që mund të sjellë pasoja fatale për kafshët. Kjo bëri që Autoriteti Britanik i Garave me Kuaj të merrte vendimin që kafshët të mbaheshin nëpër stalla, nën kujdes të madh mjekësor, për të mos pasur viktima.
Sfidanti.al