Përse Kristiano Ronaldo gjuan ence ndaj një muri me njerëz dëbore?

Kristiano Ronaldo është parë duke u ushtruar në një mënyrë të çuditshme. Fituesi i Topit të Artë ka filmuar veten dhe ka postuar videon në rrjetet sociale, duke ekzekutuar goditje dënimi e duke pasur përballë një mur të përbërë jo nga njerëz në barrikadë, por nga “njerëz prej dëbore”. Kjo gjetje e portugezit ka një arsye, dhe jo vetëm sepse afrohet Viti i Ri. Ai ka vendosur një portë të vogël dhe aty ka mbështetur një tabelë qitjeje ku është stampuar fytyra e basketbollistit të NBA-së, Duejn Uejd.
Kjo është arsyeja kryesore e ushtrimit stërvitor të lojtarit të Realit. Ronaldo dhe Uejd kanë pasur një debat miqësor në rrjetet sociale, dhe portugezi ka këtë përgjigje për vazhdimin e debatit. Pra, ai ekzekuton goditjet e dënimit për të goditur fytyrën e Uejdit, ndërsa “njerëzit e dëborës” janë thjesht “garnitura” për Krishtlindje. Të shohim cila do të jetë përgjigja e yllit të NBA-së.

Sfidanti.al