Paris SG është gati të dorëzohet për Marko Verratin, ndërsa dy prej klubeve më të fuqishëm të Europës janë gati ta marrin yllin italian. Mediat kontinentale raportojnë se pas Bajernit të Mynihut, interesim të fuqishëm ka shfaqur Çelsi, me trajnerin Antonio Konte që e njeh mirë mesfushorin, duke e pas drejtuar te kombëtarja e Italisë. Duket se do të mjaftojnë 35 milionë euro (ndoshta 40), që lojtari i ri dhe i talentuar të ndryshojë fanelë.
Njoftimet nga Anglia bëjnë me dije se Konte do të lëvizë që në janar, me shpresë që t’ia marrë “në kthesë” patriotit të tij të Bajernit, Karlo Ançeloti. Bosi i bluve, Roman Abramoviç, është gati të shpenzojë që londinezët të bëhen sërish një fuqi e madhe europiane dhe të synojnë Premier Ligën dhe Ligën e Kampionëve. Shuma prej 35-40 milionë eurosh nuk është tepër e madhe për një lojtar kaq të ri dhe kaq të fortë si Verrati, por duket se me largimin e Zllatan Ibrahimoviçit, PSG nuk është aq tërheqës sa më parë, dhe yjet e futbollit po e kuptojnë se do të jetë e vështirë të fitohet Championsi në Paris.
Sfidanti.al