Mesi,më shumë gola nga goditjet e lira, sesa Ronaldo në 1000 ditë!

Duket se shënimi i golave nga goditjet e lira po bëhet rutinë e Lionel Mesit dhe këtë ky futbollist argjentinas e tregoi edhe një herë tjetër në ndeshjen e parë gjysmëfinale të Barcelonës kundër Liverpulit
(3-0), gjatë së cilës ai shënoi edhe një gol fantastik, për të cilin po flet e gjithë bota.
Goli nga goditja e lirë në ndeshjen kundër Liverpulit ishte i teti që Mesi shënoi këtë sezon në një mënyrë të tillë dhe, nëse në këtë drejtim bëni një krahasim me rivalin e tij më të madh, Kristiano Ronaldo, atëherë ju do të befasoheni.
Dhe, pikërisht, Mesi me tetë golat e tij nga goditjet e lira më 2019 ka më shumë gola sesa ka shënuar Kristiano Ronaldo nga këto goditje gjatë 1000 ditëve të fundit! Në fakt, Ronaldo akoma nuk ka shënuar asnjë gol nga goditjet e lira, ndërkohë që ka gjuajtur 16 të tilla, qëkur ka ardhur nga Reali te Juventusi.
Besojeni ose jo, por Ronaldo ka shënuar gol nga goditja e lirë për herë të fundit kundër Gremios braziliane më 17 dhjetor 2017!
Sfidanti.al