Buxheti i Ajaksit prej 95 milion euro, më i vogël se Hadërsfildit në Angli !

Djemtë e rinj të Ajaksit të Amsterdamit kanë impresioniar të gjithë botën futbollistike me përkushtimin, teknikën dhe dëshirën e tyre të madhe për futbollin. Të vjen keq, po ta mendosh se në fund të këtij sezoni nga ky klub amsterdamas do të largohen disa futbollistë kyç të tij.
Mesfushori i talentiar, Frenki de Jong, tanimë ndodhet në prag të transferimit sezonin e ardhshëm te Barcelona, ndërkohë që ka mundësi që atë ta ndjekë edhe kapiteni i Ajaksit, Matijs De Ligt, një qendërmrojtës 19-vjeçar i shkëlqyer, kështu që këtij klubi të njohur holandez do t’i duhet që të mos t’i llogarisë për sezonin e ardhshëm shërbimet e këtyre dy futbollistëve që gjatë këtij sezoni po luajnë në mënyrë fantastike.
Sidoqoftë, drejtori ekzekutiv i Ajaksit, ish-portieri legjendar holandez Edvin van der Sar, ka një mendim tjetër:
“Klubi unë gjithnjë ka rritur dhe do të rrisë talente të reja që kanë patur shansin t’i tregojnë mëse miri kualitetet e tyre. Kjo është në ADN-ën e Ajaksit”.
Sa për dijeni, Ajaksi i Amsterdamit disponon një buxhet vjetor prej 95 milionë eurosh që është më i vogël edhe sesa buxheti i Hadersfildit që ndodhet në vendin e fundit të tabelës së klasifikimit të Premier Ligës angleze!
Sfidanti.al