Solskjer bën një krahasim shumë trimosh: Grinvud, të majtë si CR7!

Mejzën Grinvud është një nga talentet e rinj më të mirë të Mançester Junajtidit. Sulmuesi 18-vjeçar shënoi një gol shumë të bukur me të majtën në fitoren e thellë 4-1 ndaj Njukasëllit në Premier Ligë, dhe lavdërimet për të kanë qenë të shumta. Gjithsesi, vlerësimin më të mirë ia bëri trajneri i tij, Ole Gunar Solskjer. Duke folur për tabloidin “San” (“The Sun”), norvegjezi dha një krahasim ndoshta shumë të guximshëm, që do të ishte mrekulli nëse do të ishte i vërtetë.

“Grinvud ka një të majtë të shkëlqyer, – tha Solskjeri, – nuk ka shumë yje që mund t’i krahasoj me aftësinë e tij. Këmbët e tij janë jo 50 me 50, por 60 me 60. Kristiano Ronaldo mund të shënojë me të majtën, po aq gola sa Grinvudi, jo më shumë. Madje, Mejzësi di t’i japë efek topit si pak të tjerë, ai është një shënues i jashtëzakonshëm. Natyrisht, ai është i ri dhe ka ende shumë për të mësuar, por mbaj mend se kur isha 18 vjeç, as nuk mund të krahasohesha me nivelin e tij sot”.

Sfidanti.al