Ibrahimoviç gati për 2 javë, rrogë fantastike, por sa polemika!

Tashmë është e përfunduar, madje jepet edhe afati se kur do të jetë gati për të luajtur. Zllatan Ibrahimoviç është një lojtar i Milanit, dhe në fushë shfaqet për nja dy javë, diçka që mund ta ndihmojë skuadrën kuqezi për të rritur moralin dhe personalitetin, pse jo edhe forcën goditëse para portës. Mediat italiane njoftojnë se Ibra do të përfitojë një rrogë shumë të lartë, gati 7.5 milionë euro për 18 muaj, dhe kjo për shkak të një dekreti të qeverisë së kryeministrit Konte (jo Antonio).

Gjithsesi, mësohet se ka shumë polemika mes tifozëve, apo edhe dashamirësve të sportit, që komentojnë në rrjetet sociale. Ka nga ata që e shohin ardhjën e Zllatanit si një plus të madh për Milanin, dhe thërrasin “Ibra, na shpëto ti”. Dikush tjetër thotë si me shqetësim se “ai do t’i marrë me shpulla që të gjithë”, ndërsa dikush, edhe më i shqetësuar thekson se “nuk na duhej një trajner, por një lojtar”. Mendohet se trajneri Pioli do të përshtasë skemën në 4-3-3 për të vendosur Ibrën në qendër të sulmit.

Sfidanti.al