Ronaldo, si nuk u lodhe duke lavdëruar gjithmonë veten?!

“Më i miri në Serinë A, për momentin, jam unë”. Kjo ishte fjalia që, edhe nëse do të ishte e vërtetë, nuk duhej të thuhej nga “i zoti i punës”. Kristiano Ronaldo pati një tjetër seri të telenovelës së tij si i dashuruar me vetveten, ndërsa u intervistua nga gazetarja italiane, Dileta Leota, për platformën “DAZN”. Gazetarja e pyeti se kush është lojtari më i mirë i Serisë A, dhe CR7 u përgjigj: “Më i miri u zgjodha unë, pra për momentin jam unë, të shohim kush do të jetë vitin tjetër, por unë dua që të fitoj përsëri”. Ronaldo deklaroi se triumfi më i madh i karrierës së tij ishte Euro 2016 me Portugalinë, ku edhe piu një gotë shampanjë që i ra në kokë, ndërsa gara më e madhe ku dëshiron të marrë pjesë është Championsi, të cilin e ka fituar 4 herë me Realin dhe një herë me Mançester Junajtidin.

Sfidanti.al