Efenberg ka një këshillë për Bajernin, Gëcen dhe Drakslerin!

Në Mynih do të vijë një portier i ri dhe një ish-kapiten dëshiron të thotë disa fjalë. Aleksandër Nybel, gardiani i Shalkes, vendosi të kalonte tek Bajerni verën e ardhshme dhe Stefan Efenberg e këshillon të bëjë një zgjedhje të menduar mirë. “Tek Bajerni është Nojeri, – tha ish-mesfushori, – nëse Nybel vjen dhe qendron në stol, ky do të ishte një gabim i madh. Çdo muaj pa luajtur do të ishte një minus më shumë për zhvillimin e tij si portier. Zgjidhja më e mirë për Nybelin dhe Bajernin, do të ishte huazimi në një ekip tjetër”.

Efenbergu gjithashtu ka disa fjalë edhe për dy lojtarë që duan të lëvizin nga ekipet e tyre, Mario Gëce dhe Julian Draksler. Gëce është i pakënaqur me rolin që ka aktualisht tek Dortmundi, dhe po ashtu Draksler nuk po gjen hapësira tek Paris SG. “Për të dy, Gëcen dhe Drakslerin, më e mira do të ishte të largoheshin dhe të luanin diku tjetër, pikërisht tek Herta”, – gjykon Stefan Efenbergu.

Sfidanti.al