Për momentin, në stolin bavarez është Hansi Flik, i garantuar deri në fund të sezonit, gjithnjë nëse rezultatet do të jenë ata të duhurit. Gjithsesi, Bajerni e kishte një mendje për një trajner “për të qenë”, dhe në listë ishin renditur (sipas mediave) Poçetino, Alegri apo Ten Hag. Ky i fundit, teknik i Ajaksit, vlerësohej lart nga Rumenige e Salihamixhiç dhe mbetet në “lupë”, por nuk do të jetë e lehtë për ta marrë, nëse do të duhet.
Ajaksi ka deklaruar me gojën e drejtorit sportiv, Mark Overmars, se nuk ka ndërmend të mbetet pa njeriun e tij verën e ardhshme. “Nuk kam ndërmend, absolutisht, që ta le që të largohet në fund të sezonit, – u shpreh Overmarsi për gazetën holandeze, “Telegraf”, – edhe pse e di se klube të mëdhenj të Europës i duan shërbimet e tij”. Ten Hag e njeh Bajernin pasi ishte trajner i ekipit të dytë në vitet 2013-2015, dhe 49-vjeçari udhëhoqi Ajaksin drejt titullit kampion të Holandës si dhe gjysmëfinaleve të Championsit sezonin e kaluar. Edhe këtë vit, Ajaksi kryeson renditjen në ligën holandeze.
Sfidanti.al