Mori gati gjysmën e 47 000 votave dhe u shpall numëri 1 i 2019-ës. Nuk është zyrtare, por është sondazhi i gazetës me tirazhin më të madh të Gjermani, “Bildit”, që nxorri Robert Levandovskin si futbollisin më të mirë të vitit tek Bajerni, madje me diferencë të madhe me të tjerët. Padyshim, sulmuesi polak duhet të jetë edhe më i miri i Bundesligës, dhe pse jo edhe më i miri i Europës, ndonëse konkurrenca do të ishte e fortë me Lionel Mesin apo Virgil Van Dajkun.
Levandovski shënoi 54 gola në 58 ndeshje në 2019, ndërsa në fazën e parë të Bundesligës për sezonin në vazhdim, iu afrua fare pranë rekordit të Gerd Mylerit që shënoi 20 gola në epokën e tij. Leva mbërriti në 19. Pas sulmuesit u renditën Serg Gnabrim Antonio Dejvis dhe Xhoshua Kimih. Kanadezi Dejvis u përzgjodh në mënyrë plebishitare si zbulimi i vitit (77 për qind të votave), duke lënë pas “meteorin” holandez, Zirkze. Ndeshja e vitit u vlerësua fitorja 7-2 në Londër ndaj Totenhemit për Championsin me 56 për qind, ndërsa pas saj erdhën sukseset 5-0 e 4-0 ndaj Dortmundit dhe 5-1 kundër Frankfurtit në finalen e Kupës. Momenti më emocional i vitit ishte ai i lamtumirës në maj të dyshes Riberi-Roben, ndërsa më pas ai i ikjes së presidentit Uli Hënes.
Sfidanti.al