Njohim për këtë të veçantë Atletikun e Bilbaos në vendet baske të Spanjës, por ja që qenka edhe një klub tjetër “i fiksuar” në Veriperëndim të Europës. Quhet Shamrok Rovers, skuadra irlandeze që do të ndeshet me Milanin në turin e dytë të Ligës së Europës, dhe që është themeluar në të njëjtin vit si kuqezinjtë, në 1899. E pra, në 121 vjet jetë, Shamroku nuk ka pasur kurrë një lojtar anglez në ekip, gjë që nuk e ka penguar të jetë klubi më suksesshëm në Irlandë. Ka fituar 17 herë titullin kampion, 25 herë kupën, ndërsa i ka dhënë kombëtares 62 lojtarë, më shumë se cilido ekip tjetër. Në gusht 2011, Shamroku u bë e para skuadër irlandeze që arriti në fazën e grupeve të një kompeticioni europian, në Ligën e Europës, pasi eleminoi Partizanin e Beogradit.
Sfidnati.al