“Nuk takojmë dot familjen, por 1 000 vetë shkojnë në një ndeshje futbolli”!

Në Angli ka shpërthyer një tjetër zemërim popullor në rrjetet sociale, i cili shfaqet edhe në injorimin e hapur të rregullave të vendosura nga kryeministri Boris Xhonson. Vendimi i fundit për të lejuar 1 000 tifozë në 10 ndeshje të futbollit në vend, ka krijuar një stuhi të vërtetë akuzash dhe talljesh. “Nuk mund të takoj dot familjen time, por mund të bëhemi 1 000 vetë e të harbojmë në një stadium futbolli”, shkruan një qytetar, duke iu referuar rregullave që kufizojnë grumbullimin e më shumë se 6 personave në vende publike. Kjo është hera e parë që nga marsi, që tifozët lejohen në ndeshje futbolli. Nga këto 10 ndeshje, 3 do të jenë në kategorinë e dytë, e të tjerat në liga më poshtë.

Sfidanti.al