Roma jep të paktën 25 milionë euro, apo ndoshta edhe 30 bashkë me shpërblimet, dhe “La Gazeta delo Sport” e mbështet. “Kumbulla është një investim i mirë në nivel ndërkombëtar, – shkruan e përditshmja milaneze, – sepse mbrojtësi i qendrës i Veronës fiton duelin e statistikave me mbrojtësit e tjerë të moshës së përafërt me të, dhe të rolit po ashtu të përafërt. Krahasimi bëhet me Mohamed Salisunë (21 vjeç), Uilliam Salibën (19), Malang Sarr (21), Uesli Fofana (20) dhe Dajot Upamekano (22). Kumbulla është 20 vjeç dhe fiton në statistika për ndërhyrjet për topin, rrëmbim të topave, duele ajrore, suksesi në duelin një për një, gjuajtje të bllokuara, madje edhe kur vjen puna për ndërtimin e lojës.
Sfidanti.al